Qeveria me masa më konkrete për ballafaqim me ajrin e ndotur

Informacion me propozime për ballafaqimin me nivelin e lartë të ndotjes së ajrit, gjatë periudhës së verës dhe gjatë gjithë vitit ka prezentuar në seancën e sotme të 28-të të Qeverisë, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Një prej propozimeve të Ministrisë për ballafaqim me nivelin e lartë të ndotjes së ajrit në Republikën e Maqedonisë, thuhet në kumtesën e shërbimit qeveritar për informim, është edhe monitorimi i përforcuar i zbatimit të të gjitha masave të rregulluara për përmirësimin e cilësisë së ajrit, si dhe informimi në kohë i Qeverisë për zbatimin efikas të masave të definuara në dokumentet planore.

“Duke e pasur parasysh faktin që puna e deritanishme e Grupit të punës midis resorëve (GPMR) për ballafaqim me këtë problem nuk i dha rezultatet e pritshme, është sjellë vendim, për zgjerimin e GPRM-së me anëtarë të institucioneve të tjera relevante, zëvendësimin e anëtarëve ekzistues joaktiv dhe të pensionuar me të tjerë dhe pjesëmarrjen dhe koordinimin e GPRM prej funksionarëve të MMJPH në nivel më të lartë politik”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button