Brazili kërkon zgjerim të Këshillit të Sigurimit të KB-së

Presidenti brazilian, Mishel Temer sot në fjalimin e sesionit vjetor të Asamblesë së përgjithshme të KB-së angazhohet për rritje të numrit të anëtareve të Këshillit të Sigurimit të Organizatës botërore.

“KB-ja duhet të reformohet, që të jenë në gjendje në mënyrë më adekuate t’u përgjigjen sfidave bashkëkohore. Së bashku me shumë vende të tjera e mbështesim idenë për reforma të KB-së. Konsiderojmë se duhet të zgjerohet përbërje e Këshillit të Sigurimit, me qëllim që ai të jetë në pajtim me realitetin e shekullit të 21-të”, tha Temer.

Ai theksoi se më shumë se 70 vite KB-në e simbolizojnë shpresa për një botë më të drejtë, duke shtuar se sot në kohën e “paqartësive dhe jostabilitetit” nevojiten diplomaci gjithnjë e më e madhe, negociata, multipolaritet dhe dialog.

Temer i dënoi dukuritë e nacionalizmit dhe protekcionizmit në botë, duke theksuar se ato nuk mund të jenë zgjidhje për problemet ekonomike, me të cilat përballen shumë vende.

Ai angazhohet edhe për vazhdimin e luftës kundër ndryshimeve klimatike, duke theksuar se Brazili do të vazhdojë ta zbatojë Marrëveshjen e Parisit për klimën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button