fbpx

Shtyhet gjykimi i sulmuesit të Shekerinkës në Kuvend

 

Në Gjykatën Themelore Shkup 1 sot është shtyrë gjykimi kundër Pançe Angelovit, për sulmin mbi Radmilla Shekerinskën në Kuvend më 27 prill të këtij viti. Seanca e re është caktuar për më 6 tetor të vitit 2017.

Gjykimi është shtyrë me kërkesë të avokatit të të akuzuarit, të lëshuar sipas detyrës zyrtare, i cili kërkoi kohë që ta përgatisë procedurën gjyqësore, transmeton MIA.

Sipas Shekerinkës, dhunuesit kryesor në ngjarjet e 27 prillit kanë qenë të manipuluara të kryejnë dhunë.

“Dhuna nuk shpaguhet, dhuna dënohet: ishim të durueshëm këto muaj, edhe pse nuk ishte lehtë. Nëse kjo është vetëm pritje shtesë, nuk mendoj se është problem. Besoj në të drejtën e çdo të akuzuari të ketë ndihmë nga avokati”, deklaroi Shekerinska.

Në pyetjen e gazetarëve nëse pret me zgjedhjen e prokurorit të ri publik të përshpejtohet hetimi për ndriçimin e ngjarjeve në Kuvend, ajo theksoi se edhe pa zgjedhjen e prokurorit të ri publik shtetëror, Prokuroria Publike ekzistuese ka për obligim të hapë hetim dhe të ngritë akuza për ndriçimin e ngjarjeve nga e enjtja e përgjakshme.

 

 

 

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close