Trump: Falënderojmë Jordaninë, Turqinë dhe Libanin që kanë pritur refugjatët

Presidenti amerikan Donald Trump i cili mban fjalim për herë të parë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së tha se “Falënderojmë veçanërisht Jordaninë, Turqinë dhe Libanin që kanë pritur refugjatët”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në rast të përdorimit të armëve kimike të ndaluara asnjë vend nuk do të jetë i sigurtë. Regjimi i diktatorit Bashar Asad në Siri duhet t’i japë fund këtyre sulmeve”, tha Trump në lidhje me sulmet kimike në Siri.

Ndërsa në lidhje me Iranin duke vënë në dukje se Irani përhap krizë në rajon duke mbështetur Hezbollahun dhe regjimin e Asadit me paratë që fiton nga nafta presidenti Trump tha se “Marrëveshja bërthamore e SHBA-ve me Iranin është një burim turpi. Në lidhje me këtë çështje ende nuk e keni dëgjuar fjalën time të fundit”.

Presidenti amerikan Trump tha se Koreja e Veriut me programin e saj bërthamor kërcënon të gjithë njerëzinë dhe se SHBA-të janë të gatshme të marrin të gjitha masat kundër këtij vendi.

Duke e përshkruar udhëheqësin e Koresë së Veriut si “njeriu raketë me mision vetëvrasës”, Trump tha se nuk kanë alternativë tjetër “përveçse eliminimin e plotë të Koresë së Veriut” në rast se ajo vazhdon aktivitetet e saj bërthamore.

Trump tha se “Si presidenti i SHBA-ve do të mbajë gjithmonë në plan të parë Amerikën. Edhe ju si liderë të vendeve tuaja duhet të mbani gjithmonë në plan të parë vendet tuaja”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button