Ajri në metronë e Parisit në përmasa të rrezikshme për shëndetin

Niveli i grimcave helmuese në ajrin në metronë e kryeqytetit francez Paris arrin përmasa që përbëjnë rrezik për shëndetin e njerëzve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një lajmi në gazetën “Le Monde”, ajri në metronë e Parisit ka dhjetë herë më shumë grimca helmuese sesa ajri në ambient të hapur në këtë qytet.

Në lajm thuhet se nga ndotja e ajrit janë prekur 26 mijë persona që punojnë në rrjetin nëntokësor të metrosë në rajonin Ile de France, ku gjendet edhe metroja e Parisit, dhe se ndotja e ajrit buron nga infrastruktura e vjetër e metrosë.

Sipas të dhënave nga matja e nivelit të ndotjes së ajrit, sasia e grimcave helmuese për një metër kub në metro më 4 korrik ka qenë 438 mikorgramë, kurse kjo sasi në orën e njëjtë në ajër të hapur ka qenë 27 mikrogramë për metër kub.

Konfederata Demokratike e Punëtorëve Francezë përmes disa fletushkave që ka shpërndarë ka paralajmëruar udhëtarët, duke theksuar se niveli i grimcave helmuese në ajrin në metro është shumë i lartë. “Frymëmarrja nëpër metro dëmton seriozisht shëndetin”, thuhej në fletushka.

Qeveria lokale e qytetit i cili është nikoqir e Samitit të Parisit për Klimën që parashihte masa të rëndësishme kundër ndotjes së mjedisit, përpiqet të rrisë masat kundër ndotjes së ajrit.

Anne Hidalgo, kryebashkiakja e Parisit, në samitin e kryebashkiakëve C40 të mbajtur vitin e kaluar në Meksikë ishte zotuar se deri në vitin 2025 do të ndalonte përdorimin e veturave me karburant dizel në Paris.

Në periudha të rritjes së nivelit të ndotjes së ajrit, në qytet zbatohet rregulli për përdorimin e veturave me numra tek ose çift të targave.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se shkaku kryesor i vdekjeve nga kanceri në botë është ndotja e ajrit.

Dihet se oksidet e azotit të emetuara nga makinat dizel janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button