Kush nga ju e dinte si e ka dukesha zërin? Videoja e rrallë e Kate Middleton duke folur publikisht

E kemi parë gjithmonë të bukur elegante, teksa përshëndet me dorë ashtu siç i ka hije një princeshe njerëzit që janë mbledhur për ta pritur, por shumë rrallë të flasë publikisht, shkruan revistaclass.al. 

Kate Middelton numëron vetëm 4 intervista, dhe më e fundit është para disa vitesh. Ajo bëhet shumë nervoze nga fjalimet në publik, e megjithatë për një kauzë të mirë “ka dalë paksa nga vetja”, dhe ka folur për shëndetin mendor.

Videoja është publikuar dje, por siç shkruan “DailyMail” ajo është regjistruar në muajin janar (këtë mund ta kuptojmë nga modeli i saj i flokëve dhe veshja) përpara se Kate të mësonte lajmin se ishte shtatzënë.

Në të, Dukesha paraqet një animacion të krijuar nga Qendra Kombëtare “Anna Frojd” për prindërit që t’i mësojnë fëmijët e tyre të jenë më të hapur me ndjenjat e tyre.

 “Shëndeti mendor është ajo që ne ndjejmë dhe mendojmë. Disa gjëra nuk mund të shihen, por kanë ndikim tek ne çdo ditë. Të flasësh për të tilla gjëra mund të jetë e vështirë”, dëgjohet teksa thotë Kate.

Kate, është detyruar të marrë një pushim nga detyrat publike për shkak të sëmundjes që i shfaqet në mëngjes gjatë shtatzanisë. Ajo vuan nga një gjendje e quajtur hyperemesis gravidarum, që i jep humbje të theksuar të oreksit, gjendje të padurueshme të përzierash, të vjella të shpeshta, rënie në peshë gjatë shtatzënisë dhe dehidratim, që prek vetëm 3% të grave në botë.

Sidoqoftë, të shohësh Kate duke folur në publik, është diçka shumë e rrallë. Shumë prej nesh edhe pse e shohim pothuajse çdo ditë në media, shumë pak e dinim se si e kishte zërin.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button