Kina dhe Rusia e kanë ndërprerë “rrethin e magjepsur” me Korenë Veriore

 Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës sot kumtoi se shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov dhe ministri kinez i Punëve të Jashtme Vang Li kanë realizuar takim në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së në Nju-Jork, me ç’rast e kanë shqyrtuar situatën me krizën koreanoveriore.

Që të dy kanë apeluar për gjetje të “zgjidhjes paqësore” në lidhje me “rrethin e magjepsur” koreanoverior.

“Çështja bërthamore e Gadishullit korean duhet të zgjidhet me mjete paqësore. ‘Rrethi i magjepsur’ momental duhet të ndërpritet”, theksoi Vang.

lavrov theksoi se Kina dhe Rusia janë “të të njëjtit mendim” për këtë çështje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button