Kuvendi e miratoi ligjin për punëtorët falimentuar

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në kuadër të vazhdimit të 12 të seancës, sot e miratoi ligjin për punëtorët e falimentuar, njofton Portalb.mk.

Me ligjit për sigurim material të punëtorëve që nuk janë të punësuar për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominonte të shtetit mundësohet që rreth 3.000 persona të fitojnë kompensim mujore nga 8.356 denarë, gjegjësisht 34% nga rroga e paguar mesatare neto në vitin e kaluar.

Për atë qëllim në vjet nga buxheti i Agjencisë për Punësim do të sigurohen 300.815.00 denarë.

Personat që nuk janë të punësuar dhe janë të përfshirë në ligj duhet që së paku të kenë 15 vjet përvojë pune në ndërmarrje me pronësi dominonte të shtetit, ndërkaq puna duhet që të ishte ndaluar për shkak se ndërmarrja ka  falimentuar, është likuiduar ose është larguar nga puna si tepricë teknike, deri më 30 qershor.

Në pjesën e hyrjes në fuqi të ligjit të jenë në moshë prej së paku 52 viteve, për gratë, përkatësisht 55 vite për burrat.

Personat duhet të kenë realizuar të drejtën e kompensimit në të holla pas 1 janarit të vitit 1995, ndërsa pas realizimit të së drejtës të kompensimit në të holla të mos kenë qenë të punësuar në kohë të pacaktuar, përkatësisht marrëdhënia  e punës të mos u jetë ndërprerë me vullnet apo faj të tyre.

Ligji u soll unanimisht me 82 vota “pro”. Deputetët nga shumica parlamentare në debat theksuan se nuk bëhet fjalë për populizëm, por për rregullim të një padrejtësie të shkaktuar ndaj një kategorie qytetarësh. Opozita e mbështeti ligjin, por theksoi se në të ka parregullsi dhe me të sërish një pjesë e punëtorëve nga firmat e falimentuara nuk do të përfshihen.

Nga galeria në Kuvend, mbledhjen e sotme e ndoqën një grup i punëtorëve nga firmat e falimentuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button