Dybala: Unë dhe Messi, futbollistë të ndryshëm

Paulo Dybala ka startuar nëj sezon fantastik me Juventusin, ndërsa ka arritur në kuotën e 10 golave, ende pa u mbyllur shtatori, shkruan Top Channel.

Edhe në fundjavë, argjentinasi shkëlqeu duke shënuar të tre golat, në fitoren e Juventusit 1-3, ndaj Sasuolos.

“Stërvitem çdo ditë për të pasur sa më shumë shanse shënimi. Unë dhe Pjaniç, punojmë shumë për goditjet standarde dhe më vjen mirë që po shënoj, por mbitë gjitha, që golat e mi po i japin fitoren ekipit”, tha Dybala.

Argjentinasi nuk i shpëton as krahasimit me patriotin e tij, yllin e futbollit, Lionel Messi, ndonse kjo nuk i pëlqen shumë Dybala-s.

“Unë dhe Messi jemi futbollistë të ndryshëm. Ai ka historinë e tij dhe unë po mundohem të bëj timen. Ai ka fituar shuëm dhe këtë shpresoj të bëj edhe unë”, u shpreh numri 10 i Juventusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button