fbpx

Zjarri në Pelister lokalizohet dhe nën kontroll

Zjarri që shpërtheu dje në Malin Baba, nën majën Pelister, është lokalizuar dhe është nën kontroll, konfirmoi udhëheqësi i Njësitit territorial zjarrfikës së Manastirit Kostadin Popovski.

Popovski për MIA-n deklaroi se ekipe profesionale dhe vullnetarë edhe sot do ta ndjekin situatën në terren.

“Zjarri është në linjë gjatësie prej rreth një kilometër. Gjatë ditës së djeshme digjej vetëm bar i thatë dhe janë djegur disa hektarë nga bari. Por, është e rëndësishme të theksohet se nuk është shkaktuar kurrfarë dëmi mbi parkun nacional ‘Pelister’. Në terren janë ekipe profesionale nga Njësiti zjarrfikës i Manastirit, Drejtorisë për shpëtim në situata krizash, të punësuar nga Parku nacional ‘Pelister’ dhe vullnetarë”, theksoi Popovski.

Zjarri shpërtheu tek vendi i quajtur “semaforët”, lokacion nga i cili në njërën anë shkohet tek vendi “antena”, ndërsa në anën tjetër drejt Liqenit të Madh. Për shuarje u përfshinë dy kanaderë të cilët penguan përhapje më të madhe të zjarrit kur në orët e paradites kishte erë të fuqishme.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close