Këshilli Etik i Mediave dënon “qërimin e hesapeve” mes gazetarëve

Këshilli Etik i Mediave të Maqedonisë ka reaguar ndaj rastit të djeshëm që ndodhi me gazetarin, Branko Gerovski, ku është paraqitur përpara kafesë “Manda” në të cilin vend janë marrë vesh me biznesmenin Lupço Palevskin dhe aktivistin e afërt me VMRO-DPMNE-në, Todor Pendarov, që të përballen në “duel”, nnjofton Portalb.mk. 

Në kumtesë theksojnë se gazetarët janë të detyruar t’i respektojnë vlerat e profesionit, të mos nxisin dhunë me shkrimet e tyre e as me sjelljet e tyre dhe asnjëherë të mos harojnë se arma më e fortë e tyre është fjala.

“Na pret një periudhë e trazuar e fushatës zgjedhore dhe tensioneve para zgjedhjeve lokale, KEMM fton për përgjegjësi maksimale në kryerjen e profesioneve publike. KEMM gjithashtu apelon deri te mediat për qasje më serioze në njoftim, gjegjësisht procesi publik të jetë kushti kryesor gjatë selektimit të temave që do të prezantohen në opinion. Përveç rrolit informativ, mediat kanë edhe rrol edukativ, ato duhet ta pasurojnë fjalimin publik, të ndikojnë në kultivimin e tij, e jo në uljen e nivelit të komunikimit publik dhe krijimin e atmosferës që nuk i ngjan një shoqërie bashkëkohore demokratike”, thuhet në kumtesë.

Ata gjithashtu theksojnë se para zgjedhjeve të fundit parlamentare e kanë nënshkruar Kartën për njoftim etik të Këshillit të Etikës (http://www.semm.mk/novosti-4/2015-08-11-15-03-18/204-2016-01-27-13-41-21http://www.semm.mk/novosti-4/2015-08-11-15-03-18/212-2016-02-13-10-11-20 ) dhe KEMM fton të respektohet.

LEXO: Gazetari Gerovski ngjyroset nga biznesmeni Palevski (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button