Osmani: Maqedonia po bëhet rrëfimi pozitiv i Ballkanit (VIDEO)

“Maqedonia po bëhet rrëfimi pozitiv i Ballkanit, e kundërta e asaj që ishte në vitet e fundit në periudhën e krizës politike në vend”, kështu tha zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, gjatë konferencës së sotme për shtyp ku shpalosi të arriturat e Qeverisë në fushën euro-integruese gjatë 100 ditëve të para të Qeverisë, raporton Portalb.mk.

“Maqedonia po bëhet vend shembull, që shpërndanë optimizëm në rajon dhe ne atë optimizëm patjetër duhet që ta mbajmë dhe ta avancojmë nëpërmjet hapave të guximshëm që kjo Qeveri po i bën dhe nëpërmjet komunikimit dhe kthimin e miqve tanë, Maqedonia çdo ditë i kthen miqtë mbrapa. Që nga fillimi kjo Qeveri ka pasur për qëllim që t’i zhbllokojë proceset euro-integruese, për të cilën edhe u formua edhe plani 3-6-9.  Plani 3-6-9 u ndërtua me parimin e gjithëpërfshirjes, duke marrë pjesë edhe një numër i madh i institucioneve të cilat nuk janë në kompetencë të Qeverisë, por gjithashtu kontribut ka dhënë edhe shoqëria civile”.

Osmani gjithashtu shtoi se Qeveria është angazhuar që t’i largojë pengesat për euro-integrim, duke ndërtuar marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me shtetet fqinje.

“Që nga fillimi Qeveria ka punuar për mënjanimin e pengesave të cilët ishin në rrugën e euro-integrimit, në planin e brendshëm e miratuam ligjin për përdorimin e gjuhëve, ndërkaq në planin e jashtëm nënshkruajtëm marrëveshje për fqinjësisë të mirë me Bullgarinë, gjithashtu pata takim me ministrin e Jashtëm të Greqisë në lidhje me çështjen e emrit të Maqedonisë”, tha Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button