Uragani Hose po afrohet drejt SHBA-së, lëshohet paralajmërim për stuhi tropikale

Paralajmërim për stuhi tropikale është publikuar për një pjesë të rajonit amerikan Anglia e Re, derisa uragani Hose po afrohet drejt bregut verilindor të SHBA-së.

Qendra Kombëtare për Uragane e SHBA-së, me seli në Majami, kumtoi se paralajmërimi hyri në fuqi për pjesën e cila shtrihet nga Uoç Hill në shtetin federal amerikan Roud Ajland deri në vendin Hall në shtetin federal Masaçusets, transmeton MIA.

Pritet se stuhia do të mbetet jashtë bregut, por paralajmërohet se gjatë ditëve të ardhshme janë të mundshme vërshime bregdetare në rajonin e shtetit federal Delaver në rajonin verilindor Anglia e Re. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button