fbpx

Reforma zgjedhore, Rama: Nis me votat e emigrantëve

Pas deklaratës së Lulzim Bashës mbi reformën zgjedhore ka ardhur edhe reagimi i Kryeministri Rama me anë të një statusi në “Facebook”, transmeton Top Channel. 

Rama shkruan se idetë e një pale nuk janë kusht për palën tjetër, ndërsa thotë se reforma zgjedhore është pjesë e paketës së 18 majit.

“Reforma zgjedhore brenda paketës së 18 majit dhe nis nga Vota e Shqiptarëve jashtë kufijve. Plus:Idetë e një pale s’janë kusht për tjetrën!”, shkruan Rama në Facebook.

Lulzim Basha, në një dalje publike, vuri tre kushte për vënien në zbatim të kësaj reforme. “Votimi dhe numërimi elektronik; ulja e rolit të kryetarëve dhe partive në proces; dhe dhënia e më shumë pushtet qytetarëve. Pasi ky është një proces që nuk u takon vetëm partive politike, por gjithë qytetarëve, ndaj duhet t’i angazhojmë të gjithë për të dhënë kontributin e tyre”, ka pohuar më herët Basha.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close