Vazhdon shkatërrimi i shtëpive të muslimanëve në Arakan

Vazhdon djegia e shtëpive të muslimanëve në Arakan të Mianmarit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në median sociale janë publikuar pamjet e shtëpive që digjen në fshatin me 380 shtëpi Nondakhali në qytetin Maungdaw, i cili ndodhet nën objektivin e sulmeve të ushtrisë dhe nacinalistëve budistë.

Në pamjet e realizuara ditën e djeshme vërehet tymi që del nga shtëpitë që digjen. Bëhet e ditur se është djegur një pjesë e madhe e fshatit ku jetojnë afërsisht 1.800 persona.

Në sulmet e ndërmarra që nga 25 gushti e deri tani kundër muslimanëve të Arakanit nga ushtria e Mianmarit me arsyetimin për “luftë kundër militantëve të armatosur”, kanë humbur jetën një numër i madh njerëzish. Numri i saktë i viktimave ende nuk mund të verifikohet, për arsye se qeveria e Mianmarit nuk lejon hyrjen dhe daljet në rajon.

Në sulme janë djegur rreth 200 fshatra nga ushtria dhe nacionalistët budistë. Dhjetëra mijëra muslimanë të Arakanit përpiqen ende të largohen nga rajoni për shkak të mungesës së sigurisë për jetën. Civilët largohen nga Mianmari duke kaluar në Bangladesh nëpërmjet rrugëve në rajonet malore, lumit Naf ose nëpërmjet rrugës detare.

Që nga 25 gushti e deri tanë në Bangladesh kanë mbërritur afërsisht 400 mijë muslimanë të Arakanit. Ndërsa UNICEF ka njoftuar se më shumë se 200 mijë në mesin e atyre që janë strehuar në Bangladesh duke u larguar nga Mianmari janë fëmijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button