fbpx

Irak: Gjykata urdhëron suspendim të referendumit të kurdëve

Gjykata Supreme e Irakut ka urdhëruar suspendim të referendumit për pavarësi në rajonin gjysmë autonom të Kurdistanit, i paraparë për javën e ardhshme, transmeton REL. 

Gjykata Supreme në kryeqytetin Bagdad tha sot se “ka dhënë urdhër kombëtar për pezullim të procedurave të referendumit…derisa të zgjidhen rastet lidhur me kushtetutshmërinë e vendimit” për referendum.

Nuk është e qartë nëse liderët kurdë në pjesën veriore të Irakut do ta respektojnë vendimin e gjykatës.

Bagdadi vazhdimisht e ka dënuar referendumin duke e quajtur jokushtetues.

Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje rajonit Kurdistan në Irak, që të mos votojë për shkak të shqetësimeve se mund të shkaktojë jostabilitet, derisa forcat irakiane luftojnë kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Sekretari i përgjtihshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha dje se referendumi i planifikuar për 25 shtator “do ta reduktoj vëmendjen nga nevoja për ta mundur” grupin militant, Shteti Islamik, dhe për rindërtimin e qyteteve, që ishin okupuar nga ekstremistët.

Vendet në rajon, përfshirë Iranin dhe Turqinë, po ashtu, në mënyrë të ashpër e kanë kundërshtuar referendumin, për shkak të shqetësimeve se mund t’i inkurajoj pakicat kurde në këto vende që të shkëputen.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close