Të paktën 44 persona kanë vdekur nga kolera në Nigerinë verilindore

Të paktën 44 persona kanë humbur jetën nga kolera në pjesën verilindore të Nigerisë, ku qindra persona janë shpërngulur për shkak të dhunës nga ana e grupit terrorist islamik Boko Haram, kumtoi sot KB-ja.

Zyra e KB-së për koordinim të veprimeve humanitare (OCHA), theksoi se ekziston dyshim se pothuajse 2.300 persona janë sëmurë nga kolera.

KB druan se 3,7 milionë njerëz do të mund të goditen nga epidemia.

Rastet e para të sëmundjes janë regjistruar në shtetin Borno më 16 gusht në kampet për persona të shpërngulur brenda vendit.

“Kampet janë të stërmbushur, nuk ka mjaftueshëm ujë të pastër, higjiena është në nivel të ulët dhe nuk ka kujdes të mirë shëndetësor”, theksoi zëvendës-koordinatori i OCHA për Nigerinë”, Peter Lundberg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button