Koreja e Veriut: Sa më shumë sanksione nga SHBA-ja, aq më shumë do ta zhvillojmë programin bërthamor

Sa më shumë sanksione SHBA-ja dhe aleatët e tyre do t’i imponojnë Koresë së Veriut, aq më shumë do të punojmë në plotësimin e planeve tona për mbrojtjen bërthamore, theksoi një zëdhënës anonim i Ministrisë koreanoveriore të Punëve të Jashtme.

Zëdhënësi, sanksionet më të reja të cilat Këshilli i Sigurimit të KB-së ia caktoi Koresë së Veriut i cilëson si “aktin më të keq, joetik dhe johuman me qëllim të shfarosjes së popullit të Koresë së Veriut, ndërsa të mos e përmendim sistemin e saj dhe Qeverinë”.

Paraprakisht, Këshilli i Sigurimit i KB-së në mënyrë unanime e miratoi rezolutën, e përgatitur nga SHBA-ja, me çka u vendosën sanksione të ashpra kundër Phenianit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button