Pas 10-vjetësh, prezantuesja e parë e “E diela shqiptare” tregon arsyen e largimit

Artemisa Ozaj, vajza e ëmbël që bashkëprezantoi me Ardit Gjebrean sezonin e parë të “E diela shqiptare”, edhe pse u largua shpejt për të dhënë kontributin e saj jashtë kamerave, në backstage, së bashku me bashkëshortin e saj, Olsin, një prej parukierëve më të njohur në rrethin e artistëve, sërish mbahet mend dhe diskutohet pse u largua nga ekrani, përcjell Revista Class.

E mësuar me kamerat, Artemisa erdhi në “E diela shqiptare” pas disa prezantimeve në kanale të ndryshme, por u bë shumë shpejt familjare me publikun sapo nisi rrugëtimin në krah të Ardit Gjebreas, i cili, për fatin e saj të mirë dhe të keq, nuk ishte i gjatë.

Sot, me rastin e 10-vjetorit të “E diela shqiptare”, bukuroshja me buzëqeshjen e ëmbël ishte e ftuar për të rikujtuar sezonin e parë në këtë program, kur Arditi e kishte ftuar për të qenë bashkë me të.

E pyetur pse u largua nga “E diela shqiptare”, Artemisa tha se “faji” ishte i Olsit, bashkëshortit të saj. Siç tregoi ajo, bashkë me familjen e Arditit (me të cilën janë miq prej vitesh), ata sapo kishin ardhur nga pushimet. Arditi i kishte propozuar për të qenë pjesë e programit dhe ajo nuk mund ta refuzonte. Pasi e kishte marrë vesh Olsi, i kërkoi Arditit që ta hiqte Artemisën prej andej. Jo sepse ishte xheloz për të, por sepse i duhej më shumë pranë vetes, e ndihmonte shumë kur ishte pranë tij.

“Olsi më thoshte: Ardit, ma hiq Artemisën që aty, hiqe që aty, hiqe që aty”, – tregon Arditi duke shprehur këmbënguljen e Olsit: “Më bën shumë punë, më ke hequr krahun e djathtë…” – vazhdonte ta luste Olsi.

Pyetjes nëse ia ka vlejtur, Artemisa thotë “Po” pa asnjë dyshim. Ajo dhe bashkëshorti i saj punojnë bashkë prej 12-vjetësh tashmë dhe kanë shumë gjëra të bukura për të bërë akoma me punën e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button