Dhjetëra persona të arrestuar në Sent Luis në protestat për shkak të lirimit të policit i cili ka vrarë një afroamerikan

Më shumë se 80 persona janë arrestuar mbrëmë në Sent Luis, në shtetin Misuri, në ditën e tretë nga protestat që mbahen për shkak të lirimit të policit të bardhë Xhejson Stokli, i cili e vrau një afroamerikan.

Për sot priten protesta edhe më masive, tre ditë pasi gjykatësi e liroi ish-policin Stokli, i cili në vitin 2011 e qëlloi 24 vjeçarin Antonio Lamar Smith.

Qindra persona menjëherë pas sjelljes së vendimit u mblodhën në demonstrata me qëllim që të kërkojnë barazi racore.

Gjatë ditëve paraprake protestat u zhvilluan qetë, por mbrëmë grupi i të rinjve radikalë kanë thyer xhama dhe kanë gjuajtur me mjete të ndryshme ndaj policisë, pas çka shpërthyen përleshje midis demonstruesve dhe policisë.

Një polic u lëndua më lehtë në trazirat.

Policia nga Sent Luis kumtoi se nga demonstruesit ka konfiskuar armë dhe koktej molotovi. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button