VMRO-DPMNE do të votojë për ligjet e LSDM-së, nëse ata i pranojnë propozimet e tyre

Dhjetëra minuta pas fillimit të seancës  së sotme kuvendore, koordinatori i njërit nga grupet e VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, ka kërkuar pauzë prej gjysmë ore për koalicionin qeveritar që të mendojë për propozimin që u vendos në tavolinë, njofton Portalb.mk.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së i ofruan shumicës parlamentare që ta përkrah njërën nga ligjet që e kanë propozuar, ndërkaq për atë ata do të japin mbështetje për ligjet për pagë minimale, shfuqizimin e taksës radiodifuzive dhe për të falimentuarit.

Nëse deputetët e shumicës parlamentare do të votojnë për rritjen e pagës së administratës ose ndarje të vauçerëve për studentë për furnizim me kompjuterë, atëherë VMRO-DPMNE do të votojë për pakon ligje sociale, shtoi Milloshovski.

Ai kërkoi gjysmë ore për pauzë që të mundet shumica parlamentare të merret vesh për dy ligjet e propozuara, ose për rritjen e rrogave në sektorin publik, ose ndarje të vauçerëve për studentë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button