KB “Çair 2030” do të sfidohet në Gjermani

Basketbolli në vendin tonë edhe pse nuk është në ditët e saja më të mira, ka klube të cilat po punojnë me përkushtim dhe se pritet që të kemi një të ardhme më të mirë, duke pritur talente të reja të cilët do t’ia kthejnë sukseset edhe në arenën ndërkombëtare.

Klubi i Basketbollit “Çair 2030” tani më është emër i njohur për të gjithë ne, pasi që përveq sukseseve që ka shënuar në kampionatin republikan, ata me dinjitet e kanë përfaqsuar basketbollin e Maqedonisë edhe në arenën ndërkombëtare. Vitin e kaluar klubi shqiptar, “Çair 2030” ishte pjesë e turneut i cili u organizua në Vjenë të Austrisë. Ky turne ku pjesëmarës ishin 86 ekipe, klubi nga Çairi arriti të jetë në “TOP 16”-shen. Përndryshe turneu i Vjenës radhitet në vendin e parë nga FIBA, sa i përket kualitetit.

Por tani para basketbollistëve të rinj të udhëhequr nga trajneri Erhan Ramadani, është një sfidë tjetër e radhës, ku nesër (19 shtator) do të udhëtojë për në Gjermani,  pas ftesës së pranuar nga IBAM (International Basketball Academy Munich).

Lidhur me turneun në fjalë ka folur edhe trajneri Erhan Ramadani , i cili ka thënë se ekipi i tij udhëton drejt Gjermanisë për të treguar kualitet dhe sigurisht çdo arritje do të jetë shpërblim për vetë basketbollistët e rinj.

“Jemi të gëzuar që kemi marrë ftesë nga IBAM për hapjen e turneut. Kjo për ne është një nder i madh dhe e gjithë kjo vjen shkaku i punës dhe sakrificës tonë. Qëllimi ynë është që të kemi bashkëpunim të mirëfilltë dhe ti promovojmë vlerat tona edhe jashtë Maqedonisë. Dëshirojmë që në të ardhmen edhe lojtarët tonë të bëhen pjesë e Bundesligës dhe të luajnë si profesionistë”, ka thënë për “Portalb.mk”, Ramadani.

Turneu do të zgjasë dy ditë, nga 22 deri 24 shtator. Në këtë pjesëmarrës do të jenë klube shumë të mëdha si “Ulm Ratiofarm” e cila ka traditë të madhe në basketbollin e Gjermanisë, pastaj është “Ludëigzburg” që po ashtu është një nga ekipet më të fortat. Turneu në fjalë përbëhet nga gjshtë ekipe, ku katër janë nga shteti nikoqir, Gjermania dhe një ekip nga Çekia si dhe KB “Çair 2030” nga Maqedonia. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button