Një grup pushuesish kosovarë helmohen nga ushqimi në Durrës

Një grup pushuesish të ardhur nga Kosova për një fundjavë në plazh kanë përfunduar në spitalin rajonal të qytetit të Durrësit, pasi janë helmuar nga ushqimi, njoftojnë mediat vendore.

Nga dëshmitë e para mësohet se në përbërje të grupit janë punonjës të administratës dhe sindikalistë të komunës së Rahovecit .

Pasi kanë konsumuar një drekë në një nga restorantet e zonës së Shkëmbit të Kavajës, grupi ka nisur përgatitjet e kthimit, por gjendja e rënduar shëndetësore e pjesës më të madhe të tyre e ka vështirësuar situatën.

Burimet spitalore bëjnë të ditur se dhe persona nga stafi i restorantit kanë pasur të njëjtat simptoma.

Drejtuesja e repartit infektiv të Spitalit të Durrësit,  Nadire Kërtusha thotë se situata e tyre po normalizohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button