Stuhia vret 8 persona në Rumani

Së paku tetë persona janë vrarë dhe 67 të tjerë janë lënduar nga një stuhi e fortë që ka goditur pjesën perëndimore të Rumanisë, transmeton REL.

Zyrtarët e rasteve emergjente kanë thënë se një burrë kishte vdekur pasi ishte goditur nga një tabelë reklamash, ndërsa një grua dhe dy persona të tjerë kishin vdekur nga goditjet e pemëve, në një park të qytetit.

Erërat e forta kanë bllokuar rrugët, hekurudhat dhe kanë shkatërruar çati të shtëpive, shkollave dhe spitaleve. Shumë qytete kanë mbetur pa rrymë elektrike.

Kryetari i qytetit perëndimorë të Timisoara-it, Nicolae Robu, ka thënë për një televizion lokal se “ dhjetra pemë janë rrëzuar, rrugët janë bllokuar dhe kemi mbetur pa rrymë dhe ujë. Janë shkatërruar çati të shtëpive, ndërtesa dhe kemi parë kamionë të përmbysur. Nuk kam parë diçka të tillë asnjëherë më parë” ka thënë ai.

Erëra të fuqishme, rreth 100 kilometra në orë kanë shkatërruar edhe disa pjesë të Serbisë dhe Kroacisë, thonë zyrtarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button