Kuvendi do të debatojë për pagën minimale dhe të falimentuarit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë seancën e 12-të në rend dite të së cilës janë ligjet për pagë minimale, për të falimentuarit, për taksën radiodifuzive dhe Propozim-vendimi për konfirmim të numrit të nënkryetarëve të Parlamentit.

Pritet që në fillim të vazhdimit të sotëm deputetët të votojnë për Ligjin për studime mjekësore dhe përsosmëri të vazhdueshme profesionale të mjekëve. Debati për këtë pikë përfundoi të premten, por për shkak se nuk kishte numër të mjaftueshëm të deputetëve, votimi u anulua për sot.

Në vazhdimin e sotëm duhet të shqyrtohen edhe Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për pagë minimale, me procedurë të shkurtuar i dorëzuar nga deputetët e shumicës, Propozim-ligji për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese të shtetit, me procedurë të shkurtuar, gjithashtu i dorëzuar nga shumica, Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediale, me procedurë të shkurtuar, i dorëzuar nga deputetët e shumicës.

Në rend dite janë edhe Propozim-ligji për plotësim të Ligjit për pagesë të pagave në Republikën e Maqedonisë, Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për përmbarim, Propozim-ligji për dhënie të bonove me vlerë – vauçerë, të gjithë me procedurë të shkurtuar, të dorëzuar nga deputetët e opozitës.

Para deputetëve janë edhe Propozim-ligji për ratifikim të Marrëveshjes për bashkëpunim midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës në procesin e inkuadrimit në Bashkimin Evropian dhe Propozim-ligji për ratifikim të Marrëveshjes së Parisit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button