Fitore me vlerë për Shkupin dhe Shkëndijën në transfertë

Është përmbyllur edhe java e pestë e Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll, ku janë shënuar mjaft gola. Fitore më të lartë ka shënuar skuadra e Shkëndijës e cila ishte mysafire e Rabotniçkit në Shkup me rezultat 2:6. Në këtë ndeshje golat për Shkëndijën i kanë shënuar dy herë Ferhan Hasani, autogol shënoi Iliev, pastaj Todorovski, Emini, Alimi dhe Shefiti, ndërsa për nikoqirët shënuan Markoski dhe Çarles.
Fitore shumë me vlerë ka shënuar Shkupi në Kratovë ndaj Sileksit me vetëm një gol në pjesën e parë, kur në mintën e 45-të ka shënuar Stojkoski.
Kanë luajtur baraz 2:2 edhe skuadra e Pobedës me Akademija Pandev, sikurse edhe befasia e javës që “Skopje” ka marrë pikë në ndeshjen ndaj favoritit Vardarit ndeshja që përfundoi 1:1.

Në tabelë vazhdon kryesimin në pozitën e parë e vetmuar Shkëndija me 13 pikë, ndërsa më pas vjen Peliteri me 8 pikë aq sa ka edhe Akademija Pandev. Në poztën e katërt dhe të pestë janë Shkupi dhe Vardari me nga 7 pikë, më pas gjashtë pikë ka Sileksi i gjashti e shtata është Renova me 5 pikë aq sa ka edhe Pobeda, ndërsa “Skopje” ka 3 pikë dhe e fundit me 2 pikë është Rabotnicki. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button