Trump dhe Moon kërkojnë një presion më të fortë kundrejt Phenianit

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij koreano-jugor Moon Jae-In janë angazhuar për të ushtruar “një presion më të fortë” ndaj Phenianit, njoftoi sot Seuli një ditë pas lëshimit të raketës balistike koreano-veriore.

Këshilli i Sigurimit të OKB miratoi të hënën në mënyrë unanime një rezolutë të re me sanksione për të nxitur Korenë e Veriut për të hequr dorë nga programet e saj balistike dhe bërthamore.

Kjo rezolutë i jep përgjigje nisur nga faktet, se pavarësisht sanksioneve që janë miratuar tashmë, Pheniani realizoi më 3 shtator testin e gjashtë bërthamor dhe lëshoi në korrik dy raketa ndërkontinentale.

Në një bisedë telefonike, Moon edhe Trump dënuan ashpër testin e fundit balistik që u shënua të hënën nga ana e Koresë së Veriut.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button