Alarm i rremë, arsyeja e evakuimit të aeroplanit të “British erlajns” në Paris

Evakuimi i udhëtarëve nga aeroplani i “British erlajns” në aeroportin e Parisit “Sharl de Goll” është kryer për shkak të një alarmi të rremë, kumtoi policia franceze.

Të gjithë udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit të aeroplanit, që duhej të fluturonte nga “Sharl de Goll” drejt aeroportit të Londrës “Hitoru”, paradite janë evakuuar, për shkak, siç kumtoi policia, arsyeve të sigurisë.

Pas evakuimit, policia në shoqërimin e qenve të zbulimit, e kanë kontrolluar aeroplanin dhe e kanë kontrolluar bagazhin, ku nuk është gjetur asnjë mjet ose substancë e dyshimtë dhe është konfirmuar se nuk ekziston kërcënim për siguri.

Një përfaqësues i policisë franceze, shkurt informon se bëhej fjalë për “kërcënim të rremë”, por nuk kumtoi më shumë detaje për tërë rastin.

Paraprakisht, njëri nga udhëtarët për mediat amerikane ka deklaruar se piloti fillimisht udhëtarëve iu ka kumtuar se fluturimi do të vonohet për shkak të problemeve teknike. Pak më vonë udhëtarëve u është kumtuar se aeroplani duhet të zhvendoset në një pjesë tjetër të aeroportit, pas çka aeroplani ishte rrethuar nga policët dhe zjarrfikësit. Atëherë udhëtarët u informuan se ekziston “kërcënim i drejtpërdrejtë i sigurisë, lidhur me fluturimin e tyre” dhe prej tyre është kërkuar ta braktisin aeroplanin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button