fbpx

Pavel: NATO do të vazhdojë me politikën e dyerve të hapura

NATO do të vazhdojë të ndjekë politikën e dyerve të hapura,deklaroi në Tiranë,  kryetari e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Gjeneral Petr Pavel.

“NATO është shprehur vazhdimisht për politikën e dyerve të hapura dhe nuk ka ndryshim të këtij qëndrimi. Janë disa vende aspirate për të qenë pjesë e kësaj aleance që janë duke punuar në reformën e fushës së mbrojtjes. Sapo ato të arrijnë në nivelin e përcaktuar për anëtarësim, besoj se procesi i negocimit do të nisë për t’i lejuar të bëhen anëtarë me të drejta të plota”, tha gjenerali Petr Pavel gjatë një konference të përbashkët për shtyp me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA të Shqipërisë, gjeneral Bardhyl Kollçaku, në kuadër të Konferencës së Komitetit Ushtarak të NATO-s në Tiranë.

I pyetur nga gazetarët për përpjekjet e shtetit të Kosovës për krijimin e Forcës së Armatosur të Kosovës, gjeneral Pavel tha se mes Serbisë dhe Kosovës nuk ka ende një marrëveshje por krijimi i ushtrisë duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendeve.

Ndërkohë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA të Shqipërisë, gjeneral Bardhyl Kollçaku tha se  Shqipëria do të mbetet e angazhuar për sa kohë të mbetet e nevojshme në misionin e NATO-s ‘Resolute Support’.

“Përpjekja jonë e përbashkët është Afganistani të mos kthehet në një vend të sigurt për terrorizmin ndërkombëtar. Prandaj, vitin që shkoi Shqipëria e dyfishoi prezencën e saj në dhe unë gjej rastin t’ju bëj me dije që u deklarua në konference që ne do të shtojmë edhe me një togë tjetër prezencën në Afganistan. Kjo është vendosmëria e Qeverisë dhe e Forcave të Armatosura për të vijuar kontributin në Afganistan”, u shpreh Kollçaku.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close