Të paktën 37 të vdekur gjatë protestës së refugjatëve burundezë në RD të Kongos

Të paktën 37 persona e kanë humbur jetën në qytetin Kamaniola në pjesën lindore të Republikës Demokratike të Kongos, kur pjesëtarët e forcave qeveritar hapën zjarr ndaj grupit të refugjatëve burundezë, të cilët protestonin kundër vendimit të autoriteteve në Kinshasa për kthimin e tyre në Burundi.

Siç kumtoi sot Misioni i KB-së në këtë vend afrikan, gjatë përleshjeve janë plagosur edhe rreth 120 persona.

Armata e RD të Kongos ndërkaq informoi se gjatë trazirave e kanë humbur jetën gjashtë pjesëtarë të tyre.

Trazira në Kamaniolla, ku ndodhen rreth 2.000 nga gjithsej 44.000 persona të cilët nga Burundi kanë ikur në RD të Kongos, filluan të premten, pasi autoritetet sollën vendim për deportimin e tyre nëvendin amë.

Nga prilli i vitit 2015, kur në Burundi shpërthyen përleshjet midis ithtarëve të opozitës dhe të shefit të shtetit Pjer Nkuruniziza për shkak të vendimit të tij që të kandidohet për mandatin e tertë presidencial, nga vendi në shtetet fqinje kanë ikur rreth 400.000 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button