Pesëdhjetë pjesëtarë të rinj të Korpusit paqësor në Maqedoni

Grupi prej pesëdhjetë pjesëtarë të rinj të Korpusit paqësor amerikan sot arrin në Maqedoni. Dy vitet e ardhshme ata do t’i kalojnë duke qenë vullnetarë në shkolla dhe në organizata në mbarë vendin.

Gjatë qëndrimit të tyre në Maqedoni, siç kumtoi Korpusi qeveritar, vullnetarët amerikanë do të punojnë si mësimdhënës për gjuhën angleze, defektologë, si dhe në fushën e zhvillimit të bashkësive, në partneritet me shkollat fillore dhe të mesme, institucione qeveritare dhe komuna dhe organizata joqeveritare.

Ky është grupi i 22-të i vullnetarëve të cilët do të jetojnë dhe punojnë në qytetet dhe fshatrat e Maqedonisë. Ata do t’i kalojnë tre muajt e parë në trajnim, i cili do të përfshijë mësimin e gjuhës dhe kulturës maqedonase dhe shqipe. Shërbimin e tyre në Maqedoni do ta fillojnë në fillim të dhjetorit.

Vullnetarët do të priten në Aeroportin e Shkupit nga drejtori i Korpusit paqësor në Maqedoni, Mark Hanafin.

“Ky është grupi më i madh i vullnetarëve në historinë e Korpusit paqësor të Maqedonisë. Nga viti në vit numri i vullnetarëve gjithnjë e më shumë po rritet. Kjo e tregon interesin e madh që ekziston te amerikanët për të shërbyer në Maqedoni”, deklaroi Hanafin.

Nga viti 1996 e këtej në Maqedoni kanë shërbyer më shumë se 700 shtetas amerikanë.

Korpusi paqësor është organizatë qeveritare amerikane dhe i realizon programet e tyre në partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale dhe me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button