FFRM-ja kërkon takim me Nikollovskin për problemet me prodhimtarinë e mollëve

Federata e Fermerëve të Republikës së Maqedonisë (FFRM) kërkon takim me ministrin e Bujqësisë, Lupço Nikollovskin në të cilin do të mund të bisedohet për masat afatgjata dhe afatshkurta për problemet dhe sfidat në prodhimtarinë e mollëve.

Prodhuesit e mollëve përballen me probleme pas ngricave pranverore të 22 prillit të cilat shkatërruan sipërfaqe të madhe të të mbjelljeve të mollëve të sivjetme.

FFRM-ja kërkon çmim minimal të garantuar të blerjes gjegjësisht pesë denarë për kilogram për mollët industriale në periudhë afatgjate, ndërsa që të mund të diskutohen këto gjendje dhe probleme aktuale, federata inicion takim midis shoqatave të fermerëve ku janë të anëtarësuar prodhuesit e mollëve dhe blerësit e mollëve i cili do të mbahej këtë muaj.

Gjithashtu FFRM-ja kërkon konfirmimin e afatit për pagesën e dëmeve nga ngricat pranverore për vitin 2016 dhe 2017 për pemëtarët dhe vreshtarët dhe pagesë të plotë të subvencioneve për vitin 2016 për pemëtarët në afat sa më të shpejtë të mundshëm edhe atë sipas të gjitha bazave.

Sipas të dhënave statistikore në Republikën e Maqedonisë nga viti 2013, 5,477 hektarë sipërfaqe e përpunuar shfrytëzohet për prodhimtarinë e mollëve në Rajonin e Pellagonisë, nga të cilat 5.384 hektarë janë sektor individual, 93 hektarë janë subjekte afariste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button