Maqedoni, ja çfarë moti na pret javën e ardhshme (FOTO)

Moti sot është me diell me nivel të ulët të mjegullave dhe shumë i nxehtë me temperatura mbi nivelin mesatare për këtë periudhë, njofton Portalb.mk.

Edhe nesër do të jetë moti i ngrohtë me erë të lehtë jugore, kryesisht në drejtim jug-perëndimor. Veçmas nxehtë do të jetë në pjesën jug-lindore të vendit. Të mërkurën pritet që të ketë erë të përforcuar në drejtim jug-perëndimor, ndërkaq do të ketë edhe reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe vetëtima të rralla.

Nga e enjtja na pret mot me temperatura më të ulëta dhe me erë të përforcuar veri-perëndimore. Pastaj, koha do të jetë më stabil dhe i freskët, për veç mëngjeseve ku do të ketë temperatura të ulëta.

Për më shumë shiheni tabelën e motit për javën e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button