Babë e bir humbën jetën nga një goditje elektrike në banjë

Babë e bir humbën jetën nga një goditje elektrike në fshatin e Strumicës Sushica. Djali humbi jetën pasi që tentoi ta ndihmojë babain i cili ka marrë goditje elektrike nga instalimi i parregullt derisa ka bërë dush në banjën e shtëpisë së tyre.

Policia njoftoi se kjo ngjarje ndodhi mbrëmë në orën 21:00 në fshatin Sushica, Komuna e Novo Sellës, kur I.P.(54) derisa ka bërë dush, nga instalimi jo i rregullt elektrik ka marrë goditje elektrike dhe ka vdekur në vendin e ngjarjes. Pasi që këtë e ka vënë re djali i tij M.P. (30) duke dashur që ta ndihmojë babain e tij edhe ai ka marrë goditje elektrike dhe ka vdekur.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer Prokuroria Publike dhe ekip ekspert nga SPB-Strumicë dhe EVN.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button