Zaev në Top Tema: Do ta mbështesim kandidatin e BDI për komunën e Çairit

Në emisionin Top Tema në televizionin Telma, kryeministri Zoran Zaev është shprehur se është i gatshëm të mbështesë kandidatin e BDI për komunën e Çairit, sepse sipas tij vlerëson se është zgjidhje e mirë dhe ka marrë edhe përkrahjen e degëve të LSDM-së nga kjo komunë.

„Gjasat janë të larta që me BDI-në të garojmë si koalicion në më shumë komuna si dhe të marrim përkrahjen e tyre për komunën e Shkupit që në rrethin e parë, e jo të pritet në rrethin e dytë si kalkulim politik„, ka deklaruar kështu kryeministri Zaev në emisionin Top Tema.

Ndërkohë që në anën tjetër i pyetur lidhur me kandidaturat e partnerëve të koalicionit ai ka theksuar se nuk mund të ndalojë partnerët e koalicionit të kandidojnë ministrat, zëvendësministra apo edhe deputet të tyre për kryetar komune në zgjedhjet lokale 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button