Alban Skënderaj na kthen në vitin ‘93! (VIDEO)

Këngëtari Alban Skënderaj ka prezantuar projektin e tij më të ri muzikor! Ai na kthen pas në kohë në këtë fillim vjeshte, në vitet ‘90-të me një këngë tepër ritmike të titulluar “ ‘93”.

Albani ka bashkëpunuar për këtë këngë me Dj Oltin si edhe me reperin kosovar Lyrical Son, me të cilin ka realizuar edhe tekstin, përcjell Bordo.al.

Këngëtari, ka sjellë përmes kësaj kënge nostalgjinë për këtë periudhë dhe ndoshta shumë të rinj të viteve ‘90 e gjejnë veten te ky tekst. Në vetëm pak orë që është publikuar, kjo video me tekst ka marrë shikime dhe shumë komente pozitive. Tani e kuptuam se çfarë nënkuptonte komenti i bashkëshortes së tij Miriamit pak ditë më parë në foton e realizuar në studion muzikore, ndërsa nuk e kthente kokën për një selfie me të, por vazhdonte punën!  Ja pse qëndron kaq serioz në studio këngëtari kur është përpara një kompozimi të ri! Me ’93 ja ka dalë të sjellë diçka të re e të freskët!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button