JU BIJTË E ARBRIT,TË KRISHTERË E MUSLIMANË!

Ajo që ua prishi shqiptarëve muslimanë atmosferën dhe harmoninë në festat e Kurban Bajramit ishin lajmet dhe komente të hidhura dhe shqetësuese në rrjete dhe kanale televizive. Në sheshin e heroit tonë kombëtar Skënderbeu  në Tiranë kishin dalë qindra banorë herët në mëngjes për të kryer ritualet dhe ceremonitë fetare. Por në një moment sikur të kishte hyrë djalli dhe kishte mbuluar me një perde statujën e Skënderbeut.  Shqiptarët shekuj me radhë, brez pas brezi, një ndër vlerat  dhe virtytet që kishin ishte harmonia paqja dhe toleranca mes komuniteteve  fetare, që rrallë popull i kishte. Por siҫ duket janë duke u zbehur e marrë fund. Ndonëse si emigrant që jam shkëputur nga vendlindja afër 40 vjet gjithmonë kam qenë i lidhur shpirtërisht me vendin tim. Ҫdo herë më gërryen,  shqetëson dhe shpon në zemër kur dëgjoj dhe shoh në rrjetet sociale dhe mediume kriza, eksodin, varfërinë për popullin dhe vendin tim. Dua që dhe ne shqiptarët të jemi popull i disiplinuar dhe i emancipuar tolerant sikur populli zviceran. Nuk them se nuk kemi vlera, por nëqoftëse mundemi ti peshojmë ato, anojnë më shumë antivlerat. Edhe  popujt perëndimorë kanë heronjtë , personalitetet dhe figurat kombëtare, por ata nuk grinden mes vete se ky hero ka qenë katolik ose protestant se nënën e ka pasur franceze apo gjermane, se i ati ka qenë indogjen apo me origjinë arabe. Para ca viteve kam patur rastin të jem i ftuar në një darkë tek një familje zvicerane. Zoti A.Steiner ishte me origjinë hebreje nga Hungaria. Ai si ҫifut kishte qenë i përndjekur nga nazistët. Pas luftës së dytë botërore ishte burgosur nga Armata e Kuqe. Gjatë  viteve 50-të ishte larguar nga Hungaria dhe kishte ardhur në Perëndim. Ajo që më impresionoi dhe më la përshtypje ishte se gjithë familja ishte multifetare dhe jetonin në harmoni. Z. Steiner ishte konvertuar në budizëm. E shoqja katolike, dy vajzat njëra handicap kurse tjetra sociologe dhe protestante. Djali që jetonte në Dubai ishte konvertuar në islam.

“Deshi Zoti dhe u bëri me tre fe”

Po të imagjinonim në mënyrë metaforike kthimin e Skënderbeut prapë në këtë botë siҫ erdhi në Krujë dhe u drejtua duke thënë, populli im i dashur lirinë nuk ua solla unë, e patët në shpirt, kraharor gjetiu. Këtë radhë do vinte i hipur  në kalë dhe me shpatë në dorë, por i hidhëruar dhe revoltuar drejt Krujës. Populli im i dashur, të krishterë dhe muslimanë, deshi Zoti dhe neve na bëri me tre fe. Ju nacionalistë e patriotë ekstremistë  dhe fanatic laicist dhe romantist, mitizues dhe ҫ’mitizues, shkombëtarizues dhe kombëtarizues helenist dhe fetishist, mediokër dhe hipokrit, nuk më latë të qetë të prehem dhe të pushoj në jetën e amshueshme. Nuk dua të më lavdëroni, por as të më shani. Nuk dua të më bëni hyjni, mbinjeri , por as nënnjeri. Nuk dua të më thoni se kisha shpatën dy okë e armiqtë luftonin me shpata të ndryshkura dhe të shtrembëruara. Nuk dua të më thoni se shpatullat dhe trupin i kisha dragua. Dua të më perceptoni ashtu siҫ jam. Unë isha njeri mes gjithë njerëzve. Populli im i dashur të krishterë e muslimanë. Unë si bir i arbrit dhe i krishterë u rrita mes krishterizmit dhe islamit, mes Biblës dhe Kuranit. Respektoni vlerësoni mes vete Krishtin dhe Muhamedin. Të dy fetë janë si lisi me dy degë, janë fe të Abrahamit. Janë pjesë përbërëse të identitetit tonë, që kanë të njëjtin fat.  Ne kastriotët kishim dhe nga fisi ynë të konvertuar në islam, por i respektonim dhe i nderonim. Mos harroni se përveҫse armiqve osmanë kemi dhe të krishterë, që na i morën trojet e arbrit. Por edhe të ishim të krishterë katolik dhe ortodoks, nuk dihej si do të ishim, më mirë ose më keq. Edhe të krishterë, katolik dhe ortodoks, janë ndarë kanë derdhur gjak dhe kanë bërë luftëra.  Ju bijtë e arbrit, që rridhni nga toka, gjaku dhe fisi ilir nuk keni nevojë të rikonvertoheni, nuk jemi i vetmi popull me tre fe. Deshi Zoti u bekoi e u bëri siҫ jeni!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button