Rusia propozon forca paqeruajtëse të OKB-së në Ukrainë

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, në Ukrainën lindore, ka thënë se propozimi i Rusisë për të dërguar trupa paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në zonën e konfliktit, është një “hap përpara”, transmeton REL. 

Megjithatë, ai ka paralajmëruar se ende ka shumë “pengesa” në planin që e ka propozuar Rusia.

Kurt Volker, i dërguari i posaçëm ka thënë se “ Është shumë interesant që Rusia propozoi një mision të mbrojtjes të OKB-së… është një hap përpara, që të sjellim këtë qështje në diskutim, e poashtu edhe në Këshillin e Sigurimit”, ka thënë ai.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se qëllimi i një misioni të tillë paqeruajtës në Ukrainën lindore, i propozuar nga Rusia, duhet të nxisë paqen, jo ta thellojë, siç e quajti ai “okupimin rus”.

Poroshenko u shpreh se misioni duhet të patrullojë në të gjithë zonën e konfliktit , duke përfshirë kufirin me Rusinë dhe pjesët e separatistëve të rajoneve Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës, të cilat sipas Kyiv-it përdoren për të transportuar armë dhe personel ushtarak nga Rusia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button