fbpx

Rama: Hartës së NATO-s i mungon Kosova dhe Maqedonia

Gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e hapjes së takimit të Komitetit Ushtarak të NATO-s, që po zhvillon punimet në Tiranë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar se si vend anëtar Shqipërisë i duhet të llogarisë jo vetëm përfitimet, por edhe përgjegjësitë që burojnë nga anëtarësimi në Aleancë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë fjalës së tij në takimin kur merr pjesë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar, Rama ka folur për domosdoshmërinë e anëtarësimin të Kosovës dhe Maqedonisë në NATO, por edhe të vendeve të tjera të rajonit.

Gjithashtu ai ka theksuar se edhe në të ardhmen forcat e armatosura të Shqipërisë do të kontribuojnë për realizmin e angazhimeve të NATO-s.

“Një ndër përgjegjësitë e rëndësishme të Shqipërisë në NATO është kujdesi i saj për të kontribuar që rajoni historik i brishtë dhe problematik i Ballkanit të shndërrohet në një rajon të paqes, demokracisë, stabilitetit dhe prosperitetit. Me hyrjen e Malit të ZI në NATO, gjë të cilën Shqipëria e ka mbështetur që në krye të herës, aleanca jonë përveçse Atlantike u bë edhe Adriatike'”, tha Rama.

Kryeministri i Shqipërisë theksoi ndër të tjera se hartës së NATO-s i mungojnë Bosnjë dhe Hercegovina, Serbia, Kosova dhe Maqedonia, duke shtuar se “Kjo zonë ende e papërfshirë përbën një faktor paqartësie strategjike për aleancën tonë. Shqipëria ka një interes, por ka edhe përgjegjësi të veçantë që kjo pjesë organike e rajonit dhe kontinentit tonë të shndërrohet në një faktor të qëndrueshmërisë dhe prosperitetit. Në përmbushje të kësaj përgjegjësie edhe si vend i NATO-s ne jemi përpjekur dhe kemi arritur jo pak në një proces që vazhdon”.

Ndërkohë kreu i Qeverisë së Shqipërisë ka theksuar se mbështetja e disa proceseve duke filluar nga procesi i konsolidimit të demokracisë në Kosovë, inkurajimi i politikave dhe faktorëve euroatlantik në Maqedoni si dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, janë disa nga drejtimet kryesore ku është përqendruar politika e jashtme e Shqipërisë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close