“Jeta në Mars mund të jetë zbuluar që në 2007”

Prova për ekzistencën e jetës në Mars mund të kenë mbërritur që në vitin 2007, por shkencëtarëve të NASA-s u kanë kaluar “nën hundë”. Ky është rezultati i një studimi të kryer nga Universiteti i Arizonas, që ka dalë në përfundimin se roboti “Spirit” solli imazhe intriguese në atë kohë nga krateri Gusev, pranë ekuatorit marsian, shkruan Top Channel.

Në këtë krater, “Spirit”, që tashmë ka ngecur në sipërfaqjen e Marsit shkrepi foto nga disa shkëmbinj të përmasave të vogla, të ngjashëm me ata në El Tatio në Kili.

Shkencëtarët e Universitetit të Arizonës u zhvendosën pikërisht në El Tatio për të kuptuar sesi formohen këta llojë shkëmbinjsh dhe nga studimi vunë re se rolin kryesor e luanin disa mikro-organizma, kombinuar me një pranverë të nxehtë.

El Tatio u përzgjodh nga studiuesit si zona me mjedisin më të përafërt me Marsin. E ndodhur 4320 metra nën nivelin e detit, në këtë zonë temperaturat gjatë natës zbresin në disa gradë nën zero, ndërsa ditën i nxehti është përvëlues, ndërsa oksigjeni është i rrallë dhe ajri i thatë.

Këtu shkencëtarët studiuan ato që njihen si stromatolite, struktura ndërtohen kur mikrobet formojnë koloni rreth një mjedisi të lagësht.

“Rezultatet tona tregojnë se kushtet në El Tatio prodhojnë dioksid silikoni me ngjashmërinë më të madhe me Marsin, se kudo tjetër në Tokë. Fakti që mikrobet luajnë një rol kryesor në prodhimin e strukturave të tilla në El Tatio, shton mundësinë që e njëjta gjë ndodh edhe në Mars”, thotë Steve Ruff, udhëheqës i studimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button