Lojërat politike! Si të dallojmë Aleancën e Selës dhe atë të Memedit e Ostrenit? (FOTO)

Prishja e koalicionit parlamentar, Aleanca për Shqiptarë, kalimi i LR-PDSH-së në këtë emër dhe vendimi që në zgjedhje lokale RDK dhe Uniteti të marrin pjesë si koalicion Aleanca për Shqiptarë ngjalli huti te opinioni duke nxjerrë edhe dilemën se kush e përvetëson emrin e Aleanca për Shqiptarët, shkruan Portalb.mk.

Tashmë dihet, Ziadin Sela në zgjedhje lokale do të merr pjesë si parti Aleanca për Shqiptarët, do ta ketë llogon e njëjtë dhe ngjyrën vjollce por me slogan tjetër, ndërkohë që nga koalicion Aleanca për Shqiptarët (RDK+UNITETI) do të marrin pjesë po me të njëjtin emër por me ndryshime në një shkronë. Ngjyra dhe slogani ende nuk janë vendosur.

Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) nuk ka një rregullore se si të veprohet ndaj subjekteve të ndryshme politike të cilat kanë emra të ngjashëm për të mos thënë të njëjtë, përveç se nëse ka ankesa për të njëjtë problematikë gjë e cila do të rezultonte me diskutim në seancë të KSHZ-së pas të cilit do të merrej edhe vendimi.

Image result for arijeta xhemaili“Të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje marrin vërtetim nga Gjykata se si janë të regjistruara dhe në bazë të atij vërtetimi të dalë nga regjistrimi i partisë i dorëzojnë kandidaturat në Komisionin Komunal Zgjedhor. Pas konsultimeve me departamentin juridik në KSHZ koalicioni e ka sikur koalicion dhe mund të kandidojë si e tillë në disa komuna kurse partia e ka sikur parti dhe pranohet si e tillë gjithandej dhe në çdo komunë. Ne si KSHZ nuk mund të ndërmarrin asgjë që të pranojmë apo jo një subjekt të merr pjesë në zgjedhje me emra të caktuar. Nuk kemi të drejtë që të dalim kundër mënyrës se si disa parti apo koalicione do të dalin në zgjedhje. Realisht tash nënkuptohet se njëra është koalicion dhe tjetra parti. Megjithatë përgjegjësia ngel te subjektet politike e këtu nuk mund të ndërhyjmë ne”, tha për Portalb.mk zëdhënësja e KSHZ-së Arijeta Xhemaili.

Në lidhje me atë se përdorimi i emrit të njëjtë mund të ngjall huti te votuesit, për këtë Xhemaili vlerësoi se “përvetësimi i emrit dhe hutimi i opinionit ngelet përgjegjësi e vetë subjekteve politike por nëse ka ankesa deri te ne, për të njëjtën duhet të caktohet seancë në KSHZ e më pas të diskutohet”, tha ajo.

Sa i përket përvetësimit të emrave, nga KSHZ kujtojnë rastin në zgjedhjet parlamentare, por sqarojnë se vendimi i atëhershëm ka pasur shkaqe juridike dhe e njëjta nuk nënkupton se do të ndodh sërish.

“Rasti i ngjashëm ka ndodhur edhe me emrat e përdorur, si Rade dhe Sheqerinska nga një parti maqedonase, listat e të cilave u refuzuan. Mirëpo atëherë nuk është marrë vendim i refuzimit për shkak të emrit, por për shkak të mungesës së nënshkrimeve andaj nuk mund të supozojmë se i njëjti vendim mund të merret edhe në këtë situatë”, tha Xhemaili.

Sela Aleanca

Flakron Bexheti nga partia Aleanca për Shqiptarët për Portalb.mk vlerësoi se kjo parti është e regjistruar, gjë të cilën e dëshmojnë edhe vulat e publikuara, duke bërë të ditur se ngjyrat dhe llogoja do të jetë e njëjtë si ajo e Aleancës për Shqiptarët që ishte në zgjedhje parlamentare.

“Në bazë të vendimit të gjykatës partia Aleanca për Shqiptarët është parti dhe se emri është ai. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët ka qenë në zgjedhje parlamentare dhe ne nuk kemi pasur ndonjë marrëveshje për të vazhduar si koalicion në zgjedhje lokale. Kjo nënkupton se ne do të përdorim ngjyrat e Aleancës, vjollce, llogoja e njëjtë sepse kështu jemi të regjistruar. Ne nuk kemi të drejtë as t’i ndryshojmë këto sepse do të jemi në kundërshtim me Regjistrin dhe KSHZ-në. Nga zgjedhjet parlamentare do të kemi ndryshim vetëm në slogan”, tha Bexheti.

Ndërkaq nga Uniteti, pjesë e koalicionit Aleanca për Shqiptarët, Gëzim Ostreni për Portalb.mk sqaroi se ende nuk është marrë vendim se si do të dallohen nga partia e Selës, nuk kanë caktuar as ngjyrën dhe llogon koalicionit.

“Do të shohim se çfarë ngjyre do të kemi, Aleanca për Shqiptarët është koalicion nuk është e regjistruar si parti. Se di do të jemi në zgjedhje ju duhet të kontrolloni regjistrin e partive politike dhe ta shihni se si jemi të regjistruar. Duhet të kuptohet se si është emri i secilës që të dihet se a po bëhet propagandë apo çfarë”, tha Ostreni.

Megjithatë, para disa ditëve Ostreni për Portalb.mk bëri të ditur se: “Ne jemi duke e biseduara me RDK se si do të marrin pjesë në zgjedhje dhe ndoshta do ta vazhdojmë koalicionin. Koalicioni ishte për zgjedhje parlamentare tash meqë kemi bërë koalicion për zgjedhje lokale duhet ta bisedojmë ditëve në vijim. Nuk e përjashtojmë edhe ndryshimin e ngjyrës që ka qenë e përdorur në zgjedhje parlamentare”. 

Nga ajo që shihet, dallimi është një shkronjë. Partia e Ziadin Selës në zgjedhje lokale do ta ketë emrin “Aleanca për shqiptarët” ndërkohë që koalcioni i cili është regjistruar para zgjedhjeve lokale do ta ketë emrin koalicioni “Alijansa për Shqiptarët” dhe në krye të saj janë Vesel Memedi (RDK) dhe Gëzim Ostreni (UNITETI).

aaaa

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button