Tre viktima nga zjarri në një kamp për të rinj në Ukrainë

Autoritetet ukrainase kanë thënë se, tre fëmijë kanë vdekur, gjatë shpërthimit të zjarrit në një ramp për të rinj, në portin e qytetit të Odesas, shkruan REL. Pas fikjes së zjarrit, ekipet e shpëtimit kanë gjetur mbetjet e dy fëmijëve, më pas ishte gjetur edhe një vajzë, 12 vjeçare.

Kryeministri i Ukrainës, Volodymyr Hroysman, ka shprehur ngushëllimet e tija dhe ka thënë se ata që janë përgjegjës do të ndëshkohen.

Përmes disa komenteve, Hroysman ka thënë se, “Vdekja e fëmijëve është tragjedi e madhe”.

Autoritetet kanë bërë të ditur se 42 fëmijë ishin brenda shtëpisë nga druri që u përfshi nga flakët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button