Lëvizja BESA: E mbështesim kandidatin shqiptar në Kërçovë, por jo edhe koalicionin LSDM-BDI

Lëvizja BESA thotë se e mbështet kandidatin shqiptar edhe në Kërçovë duke hedhur poshtë akuzën e BDI-së.

“Lëvizja BESA dëshiron të sqarojë për opinionin se ne i mbështesim shqiptarët, por jo edhe koalicionin LSDM-BDI. Ky parim vlen edhe për Komunën e Kërçovës.
Ne e pranuam ofertën e mërgatës kërçovare për një kandidat të përbashkët dhe, madje, propozuam që ai kandidat të jetë i propozuar nga mërgata dhe të jetë apartiak, duke dëshmuar se jemi të gatshëm për të mbështetur fitoren shqiptare në Kërçovë, por BDI-ja – si parti e kapur keq nga forca të tjera – e injoroi propozimin tonë dhe pa asnjë konsultim e propozoi kryetarin e deritanishëm të Komunës së Kërçovës për kandidat edhe në këtë këto zgjedhje.
Dhe, pasi që vendosën kokë më vete, pasi që janë bashkuar me LSDM-në kundër partive shqiptare, pasi që nuk e respektuan mërgatën kërçovare, pasi që nuk e morën në konsideratë propozimin tonë, pasi që nuk na konsultuan a jemi edhe ne dakord për propozimin e bërë, pasi që nuk kanë kërkuar mbështetje për këtë kandidat, përsëri dalin si qyqarë e shpifin se BESA nuk e mbështet kandidatin shqiptar.” thuhet në kumtesën e kësaj partie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button