Edhe Renova shijoi fitoren e parë

Liga e Parë Futbollistike e Maqedonisë (LPFM), ka hapur siparin e javës së 5-të, me ndeshjen Renova – Pelisteri, duel ky që është luajtur në Tetovë.

Skuadra nga Xhepçishti, që si nikoqire ndeshjet e saja i luan në stadiumin e Qytetit të Tetovës, në katër ndeshjet e para kishte marrë vetëm dy pikë, ndërsa sot ka shënuar fitoren e parë sezonale, duke mundur një nga ekipet pretenduese për pozitë të lartë në tabelë, Pelisterin e Manastirit.

Është dashur të luhen plot 66-të, minuta për të pritur golin e parë të Takimit, ndërsa atë e shënoi Nenad Mishkovski, që doli të jetë i mjaftueshëm për të përzgjedhurit e trajnerit Vllatko Kostov.

Të përkujtojmë se nesër kompletohet java e pestë me ndeshjet:

KF Sileksi – FC Shkupi, Rabotniçki – Shkëndija, “Skopje” – Vardari dhe Pobeda – Akademija Pandevi. Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:30. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button