Tramp në fjalimin para KB-së do t’i inkurajo aleatët dhe do t’i paralajmërojë kundërshtarët

Fjalimin e tij të parë para Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, presidenti amerikan Donald Tramp do ta shfrytëzojë për t’i inkurajuar aleatët dhe për të dhënë paralajmërime të qarta për kundërshtarët, deklaroi përfaqësuesja e përhershme e SHBA-së në KB, Niki Hejli.

“Ata të cilët duhet t’i godasë, ata të cilët duhet t’i përqafojë dhe nga e gjithë kjo do të dalë më i fuqishëm”, tha Hejli.

Analistët e vlerësojnë pjesëmarrjen e Trampit para KB-së si ngjarje të rëndësishme duke e pasur parasysh se deri më tani në disa raste ai ka shkaktuar shqetësim në opinionin ndërkombëtar me deklaratat dhe veprimet e tij.

“Jo vetëm të përshëndetemi dhe të qeshim. SHBA-ja do të punojë”, porositi Hejli në brifingun në Shtëpinë e Bardhë.

Këshilltari i Trampit për siguri kombëtare Herbert Mekmaster megjithatë theksoi se presidenti amerikan do t’ju bëjë thirrje të gjitha vendeve “të bashkohen në ofrimin e rezistencës ndaj kërcënimeve të mëdha me të cilat përballet bota”.

Mediat amerikane vlerësojnë se ngjarjet rreth Koresë Veriore në mënyrë të pashmangshme do të jenë pjesë e fjalimit të Trampit, por është e mundur që ai të japë kritika edhe ndaj Teheranit, të cilin e akuzon për mosrespektimin e marrëveshjes për programin e ri bërthamor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button