Qeveria: Të gjitha institucionet shtetërore të garantojnë zgjedhje të lira dhe korrekte

Në prag të Zgjedhjeve Lokale 2017, Qeveria në seancën e saj të 26-të solli deklaratë për angazhime për zgjedhje të lira dhe korrekte dhe i mbështet parimet bazë që kanë të bëjnë me të drejtën e çdo qytetari të Republikës së Maqedonisë për të marrë pjesë në kryerjen e funksioneve publike, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë, përmes përfaqësuesve të përzgjedhur në mënyrë të lirë, për të votuar në zgjedhjet me votim të fshehtë dhe të kenë mundësi të barabartë për t’i nxjerrë qëndrimet e tyre politike.

Qeveria, gjithashtu, miratoi Udhëzim për mënyrën e veprimit të ministrive, organeve tjera të administratës shtetërore dhe organizatat administrative, si dhe Udhëzim për ndalesën e shfrytëzimit të sendeve të tundshme dhe të patundshme në pronësi shtetërore gjatë procesit zgjedhor, kumtoi shërbimi qeveritar për media.

Me këto udhëzime konfirmohen drejtimet për mënyrën e veprimit të ministrive, organeve tjera të administratës shtetërore dhe organeve drejtuese të funksionarëve të cilët udhëheqin me organet shtetërore, si dhe të të punësuarve në organet shtetërore gjatë zbatimit të zgjedhjeve parlamentare, presidenciale dhe lokale nga dita e shpalljes së tyre dhe gjatë procesit zgjedhor, si dhe drejtimet për mënyrën e veprimit të ministrive, organeve tjera të administratës shtetërore dhe organizatave drejtuese në lidhje me shfrytëzimin e sendeve të tundshme dhe të patundshme në pronësi shtetërore gjatë procesit zgjedhor.

“Vendosja dhe përforcimi i proceseve dhe institucioneve demokratike është përgjegjësi e përbashkët e Qeverisë, qytetarëve dhe partive politike, se zgjedhjet e lira, korrekte dhe demokratike janë faktori kyç për gëzimin efektiv të të gjitha të drejtave dhe lirive të njeriut”.

Qeveria iu bëri thirrje të gjitha organeve dhe administratës shtetërore t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme ligjore, si dhe hapat politike dhe institucionale për t’ua garantuar të drejtën e pacenueshme zgjedhore secilit qytetar.

Me Deklaratën e sjellë, Qeveria, iu bëri thirrje edhe të punësuarve në organet e administratës shtetërore të paraqesin raste eventuale të presionit deri te organet shtetërore dhe nëse konfirmohet keqpërdorim, do të ndërmerren masa të duhura.

Me këtë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë angazhohet se do të veprojë me vendosmëri dhe në mënyrë të palëkundshme në promovimin dhe zbatimin e kapitujve demokratikë gjatë procesit të zgjedhjeve, thuhet në kumtesën nga shërbimi qeveritar për mediat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button