BDI: Lëvizja Besa po vihen në shërbim të forcave anti-kombëtare duke mos e përkrahur Fatmir Deharin për kryetar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka dhënë një reagim për Lëvizjen Besa e cila nuk e përkrah kandidimin e Fatmir Deharit për kryetar të komunës së Kërçovës.  Nga partia thonë se Lëvizja Besa gjithmonë ka qenë ajo që ka dashur të përçajë votën e shqiptarëve si në rastet që kanë ndodhur më herë, njofton Portalb.mk.

“Pas nxitjes së përçarjes historike të votës shqiptare më 11 dhjetor dhe humbjes më se 9 deputetëve shqiptar. Pas mosvotimit të kryetarit të parë shqiptar të Kuvendit të Maqedonisë,  Talat Xhaferri. Pas nxitjes së dhunës në Kuvend nëpërmjet të këndimit të gabuar të himnit kombëtar për ti provokuar protestuesit maqedonas. Pas braktisjes së. Parlamentit më 27 prill. Pas mosvotimit për shkarkimin e kryerprokurorit. Pas, mosvotimit për përfshirje në rend të ditës së ligjit për gjuhën. Pas refuzimit të uljes dhe marrjes vesh me partitë tjera politike shqiptare. Pas refuzimit të deklaratës së përbashkët shqiptare”, thuhet në reagimin e BDI-së.
 Nga partia kërkojnë që votuesit shqiptarë të bashkohen dhe të përkrahin njëri-tjetrin dhe të mos bien pre e tendencave përçarëse.
“Sot, Levizja Besa dhe Bilall Kasami bashkë me eksponentët e kësaj partie po vihen edhe një herë në shërbim të forcave anti-kombetare duke punuar kundër kandidatit të vetëm shqiptar në Komunën e Kerçovës,  Fatmir Dehari, dhe duke mos e përkrahur atë. Ne kërkojmë që shqiptarët të bashkohen, të përkrahin njëri-tjetrin, të dalin më të fuqishëm dhe më të unifikuar në mënyrë që të bëhen më të rëndësishëm. Ftojmë votuesit që mos të bien pre e tendencave përçarëse dhe defaktorizuese, por të rreshtohen pas kandidateve me dinjitoz për kryetar komune që do vihen në shërbim të tyre çdo ditë dhe për çdo nevojë”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button