Milan, Andrea Conti do të mungojë për 6 muaj

Milanit do t’i duhet t’i bëjë llogaritë në kampionat dhe në Europa League pa shërbimet e mbrojtësit të djathtë Andrea Conti, i ardhur këtë verë nga Atalanta, shkruan Top Channel.

Ajo që druhej më së shumti, tashmë është konfirmuar. Conti do të mungojë për 6 muaj, si pasojë e dëmtimit të ligamentit krociat të përparëm të gjurit të majtë, gjatë stërvitjes në Milanello.

Mëngjesin e së shtunës pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, por kjo do të jetë një “dhimbje koke” më shumë për Montellën, i cili sapo arriti të rimëkëmbë skuadrën pas asaj humbjeje të thellë me Lacion, duke fituar po thellë ndaj Austrisë së Vjenës.

“Andrea Conti iu është nënshtruar testeve klinike, që kanë nxjerrë dëmtimin e ligamentit krociat të përparëm të gjurit të majtë. Anësori i djathtë do të operohet nesër, ndërhyrje që do të kryhet nga profesor Schonhuber. Koha e rikuperimit përllogaritet në 6 muaj”, thuhet në komunikatën zyrtare të Milanit.

Një problem i rëndë për Montellën, ky i Contit, i cili kishte munguar edhe në ndeshjen ndaj Lacios në “Olimpico” dhe ndaj Austrisë së Vjenës në transfertë, për pasojë të një problemi në kavilje të pësuar gjatë ndeshjes së Italisë me Izraelin. Montella tani duhet t’i bëjë llogaritë me Abaten dhe Calabrian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button