Një punëtor është lënduar rëndë gjatë rrëzimit në profilet metalike

Një punëtor është lënduar rëndë pasi ka rënë mbi profilet metalike në fabrikën për tuba “11 Tetori” në Kumanovë.

MPB kumtoi se punëtori M.S. (33) nga fshati i Kumanovës Kojnare e Epërme dje pasdite ka rënë mbi profilet metalike ku ka marrë lëndime të rënda në kokë.

Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, menjëherë është dërguar në Qendrën emergjente në Shkup. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Kumanovë dhe inspektori shtetëror për mbrojtje gjatë punës nga Kumanova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button