LSDM: Plani për rritjen ekonomike do t’i ndihmojë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Qeveria e udhëhequr nga LSDM përmes planit për rritje ekonomike në fokus të politikave ekonomike të mbështetjes shtetërore i vendos ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat me vite kanë qenë të papërfillura nga qeverisja e VMRO-DPMNE-së, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

“Në planin për rritje ekonomike është paraparë që shteti të ndjekë dhe të ndihmojë rritjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për të cilat pritet që të jenë gjeneratorë të rritjes ekonomike në të ardhmen.
Shteti do të stimulojë rritjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme përmes mbështetjes financiare duke mbuluar 30% të shpenzimeve direkte për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të cilat pranojnë rregulloret teknike evropiane për sigurinë e produkteve.
Do të pasojë edhe mbështetje për mbulimin e 30% të shpenzimeve direkte për ato ndërmarrje të vogla apo të mesme të cilat i patentojnë produktet e tyre dhe për ato që sjellin sisteme të reja informacioni me çka Qeveria e udhëhequr nga LSDM do të mundësojë rritje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.”thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Për dallim nga sjellja nënçmuese që qeverisja e kaluar e kishte ndaj firmave vendore, me ndihmë shtetërore të parëndësishme me vetëm 2 euro në vit për firmat, me dënimet, presionet dhe represionet për shkak të cilave u mbyllën mbi 10.000 firma, ndërsa çdo e treta ishte me llogari të bllokuar, qeveria e re e udhëhequr nga LSDM me mbështetje të konsiderueshme shtetërore po i hap perspektivat ekonomike për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për rritjen dhe zhvillimin e tyre që të hapen vende të reja të punës dhe të paguhen paga më të larta për punëtorët.
Plani për rritje ekonomike po e hap spiralen e rritjes së pagave, për zhvillim dhe rritje të firmave dhe rritje të ekonomisë në përgjithësi, ndërsa efektin përfundimtar do ta ndjejnë qytetarët përmes standardit kualitativ të jetës,thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button